Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Gucati për Kurtin: Turp për të, më shumë shkruan për Oliver Ivanoviqin sesa për Hashim Thaçin

Gucati për Kurtin: Turp për të, më shumë shkruan për Oliver Ivanoviqin sesa për Hashim Thaçin

Kryetari i OVL-UÇK’së, Hysni Gucati ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mospjesëmarrje në varrimin e babit t ëish presidentit Hashim Thaçi.

I ftuar në emisionin “N’PULT”, Gucati madje tha se kjo është turp për Kurtin derisa sipas tij, Kurti më shumë shkruan për Oliver Ivanoviqin sesa shkruan për Thaçin dhe babain e tij.

“Sa i përket kryeministrit dihet qëndrimet e kryeministrit politikisht ndaj Hashim Thaçit. Dihet qëndrimi i tij armiqësorë, në politikë e kam fjalën edhe dihen dy rreshtat e Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë, se ky është kryeministër në detyrë që është turp për të më shumë shkrunë për Oliver Ivanoviqin se sa shkrunë për Hashim Thaçin, për babë të Hashim Thaçit që ma mirë u kanë mos me qu atë telegram hiq, ata katër rreshta të tij që është për turp. Mu më vjen mirë për kryeparlamentarin dhe e përshëndes”, shtoi ai./TV ARBËRIA./