Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Gucati: Kur ki raste të vdekjes është shumë e gjatë nata në Dhomat e Speciales, s’të merr gjumi

Gucati: Kur ki raste të vdekjes është shumë e gjatë nata në Dhomat e Speciales, s’të merr gjumi

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK’së ka rrëfyer në TV ARBËRIA se si  është nata në dhomat e Gjykatës Speciale në rastet kur te vdes familjari, në rastin konkret kur këtij të fundit i kishte vdekur babai.

Gucati në emisionin “N’PULT” tha se për të nata kur i ka vdek babai ka qenë nata më e gjatë e jetës së tij.

“Nata kur ki raste të vdekjes është shumë e gjatë se s’të merr gjumi të shkojnë mendtë, njeri mendon gjithçka të isha knoë afër tij, ndoshta me konë unë s’e kisha lonë… Është natë e gjatë, është natë e që s’po di si me ta përshkru, për mu ka qenë nata më e gjatë në jetën time kur më ka vdekë baba. Është vështirë se kur e mendon e len babën shnosh e mirë te shpija, dhe nuk e gjanë kur të dilsh, vendi po mbetke zbrazët”, tha ai.