Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Gucati: Gjykata Speciale i ka shkelë konventat ndërkombëtare për të drejtat e të burgosurve

Gucati: Gjykata Speciale i ka shkelë konventat ndërkombëtare për të drejtat e të burgosurve

Gjykata Speciale i ka shkelë të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e burgosurve, kështu ka deklaruar Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK’së.

I ftuar në emisionin “N’PULT” me Resim Morinën, Gucati tha se ish presidentit Thaçi iu lejua vizita te babai i tij, pas katër kërkesave, gjë e cila për OVL-UÇK’në është e papranueshme.

“Pas katër kërkesave që janë bërë është leju që zoti Thaçi të vjen në vizitë te babai i tij. Ajo për ne ka qenë e papranueshme që do të thotë Gjykata Speciale i ka shkelë të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e burgosurve. Çdo i burgosur ka të drejtë ta vizitojë familjen në atë gjendje të jashtëzakonshme para vdekjes dhe Gjykata Speciale e bëri një shkelje të të drejtave të burgosurve nuk e lejoi zotin Thaçi që të vjen  ta vizitojë babain e vet”, tha më tej ai.