Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj: Shkumba paska marr drejtim tjetër, AAK në Deçan vazhdon me fituesin e kaluar dhe të ardhshëm

Haradinaj: Shkumba paska marr drejtim tjetër, AAK në Deçan vazhdon me fituesin e kaluar dhe të ardhshëm

Daut Haradinaj ka reaguar pas largimit të Shkumbin Demaliaj nga AAK-ja dhe formimin e një subjekti të ri politik.

Haradinaj ka thënë se shpreson që nuk do të zhgënjehet me largimin nga partia, teksa ka shtuar se AAK-ja në Deçan vazhdon me fituesin, Bashkim Ramosaj.

“Me gjithë respektin për angazhimin e tij në luftë dhe pas lufte në AAK, Shkumba paska marrë drejtim tjetër. Shpresoj se nuk do të zhgënjehet! AAK në Deçan vazhdon me fituesin e kaluar dhe të ardhshëm, Bashkim Ramosaj”, ka shkruar Daut Haradinaj në Facebook.