Detaje ekskluzive nga vendi i ngjarjes në Stanovc të Vushtrrisë, ku ndodhi krimi makabër ndaj gruas 42-vjeçare, Nexhmije Haradini, të cilën e privoi nga jeta Arsim Morina. Pas krimit, ai kryen vetëvrasje.
Sikurse është raportuar, viktima femër N.H. ishte ish-punëtorja e dorasit A.M., furrën “Diellza”.
TV Arbëria ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar informacione nga të afërmit e viktimës.
Një i afërm i viktimës tha se viktima ishte e shoqëruar së bashku me një shoqe dhe vajzën e saj të mitur, e cila ishte dëshmitare e gjithë skenës së vrasjes.
“Një grua me një vajzë të vogël ka parë rastin kur burri e godet me armë gruan 54-vjeçare, i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të tyre, por fatmirësisht nuk janë goditur. Pas këtij momenti, burri ka qëlluar veten, duke i privuar edhe jetën e tij,” kështu ka treguar ngjarjen një burim për TV Arbëria.