Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A po i “legjitimon” Kosova spekulimet e djalit të Trump-it per intervenimin e NATO-se ne Kosove?

A po i “legjitimon” Kosova spekulimet e djalit të Trump-it per intervenimin e NATO-se ne Kosove?

Shkruan: Afrim Kasolli

Sot ishte 26 vjetori i fillimit te bombardimeve te NATO-se mbi caqet ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, me qellim ndalimin e spastrimit etnik te Kosoves nga keto forca. Ky përvjetor u shënua ne menyre te vaket. Pa asnjë ceremoni domethënëse shtetërore. Sepse asnjë peshe nuk e kane statuset ne rrjetet sociale te zyrtareve shtetërore vetem per publikun e brendshëm.

Duke qene se po thellohet distanca historike dhe po ndryshojnë gjeneratat shteti i Kosovës e ka jetike ta mbaje gjalle këtë rrëfim ne nivel ndërkombëtar. Ngase nuk mjafton qe vetëm vetvetes t’ia përkujtojmë te vërtetën historike te saj ngjarje madhore.

Bie fjala është dashur te punohet me te madhe te organizohet ndonje konference apo ceremoni e vecante në Prishtine, ku do te duhej ftuar disa nga personalitet kryesore ndërkombëtare qe kishin pasur rol meritor ne ate intervenim, sikur se ish-presidenti amerikan Bill Klinton, ish-kryeministri britanik Tony Blair, e deri te ish-ministri i punëve te Jashtme të Gjermanisë, Joshka Fisher, gjenerali tash ne pension Wesley Clark, apo edhe ish-zëdhënësi i NATO-se gjate fushatës se bombardimeve Jamie Shea, etj.

Secili prej tyre do te shpaloste kujtime se pse ishin te detyruar te vepronin ne ate kohe ashtu si vepruan. Nje event i tille jam i bindur se do gezonte jehone edhe ne mediat ndërkombëtare. E do t’i tregohej edhe nje here botes se ajo ishte lufte etike ne mbrojte te humanizmit kunder barbarise. Madje kjo ngjarje mjerisht nuk u shenua as me ambasadoret e vendeve perëndimore qe gjenden ne Kosove.

Me kete indiference ndërkombëtare te shtetit te Kosovës ndaj kesaj date ka gjasa qe gjithnjë e me shumë opinioni i jashtem te degjoje asi pretendime sikur se ato te para pak diteve te Trump Jr, i cili ne nje podcast me liderin serb, ua ka kujtuar ndjekëseve te tij, se Serbia ishte bombarduar nga NATO ne vitin 1999, ne mes te skandalit te ish-presidentit amerikan Bill Clinton me Monica Lewinsky-in dhe se shume kush ate intervenim e sheh si perpjekje te ish-administratës demokrate per ta zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga ajo afere.
Nje rrefim ky totalisht ne pajtim me propagandën e Beogradit per te mohuar përgjegjësine e tij ne fushaten e spastrimit etnik te shqiptarëve te Kosoves. /TV Arbëria