“Besojmë që qershori i vitit 2026 do të jetë koha kur ne do të fillojmë prodhimin e municioneve të kalibrave 556 dhe 7.62”.
Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në emisionin “ARB DEBAT” në TV ARBËRIA, derisa bëri të ditur se kjo fabrikë do të drejtohet nga një kompani publike.
Ministri gjithashtu tha se “Partneri ynë kryesorë sidomos në blerjet strategjike është pikërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës “./TV ARBËRIA./