Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Maqedonci thotë se Serbia ka qasje hegjemoniste e agresive, duke synuar dominimin e regjionit

Maqedonci thotë se Serbia ka qasje hegjemoniste e agresive, duke synuar dominimin e regjionit

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci i ftuar në emisionin “ARB DEBAT” në TV ARBËRIA, ka deklaruar se Serbia ka pasë dhe vazhdon të ketë qasje hegjemoniste duke synuar dominimin në rajon.

Këto deklarata i bëri Maqedonci duke iu referuar reagimeve nga shteti serb sa i përket nënshkrimit të marrëveshjes trilaterale mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

“Unë besoj plotësisht që Serbia e ka të vështirë ta pranoj një balancim të forcave në regjion. Duke qenë dhe duke pasë në vazhdimësi qasje hegjemoniste dhe duke synuar dominimin e regjionit. Kjo e bënë të ndihet inferior me fuqinë e saj në regjion dhe besoj që kjo është një ndër arsyet kryesore. Përndryshe në qoftë se nuk do të kishte pasë Serbia qasje agresive dhe hegjemoniste në raport me të tjerët nuk do të duhej ta shqetësonte ky fakt pse bashkëpunojnë fqinjët e saj e saj mes vete për cështje të mbrojtjes dhe sigurisë”, tha Maqedonci.

Më tej ai tha se “unë besoj që edhe disa pika që janë diskutuar në marrëveshje ka mundësi që ta kenë lënduar pikërisht këtë qasje të Serbisë”, theksoi tutje ministri.