Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar betejën e Gllogjanit e 27 viteve më parë kur, sipas tij, njësitë policore serbe sulmuan qendrën e një prej grupeve të armatosura më aktive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në javët e para të luftës në Kosovë, 27 vite më parë, si sot, më 24 mars 1998, njësite policore serbe ia mësyen fshatit Gllogjan të Deçanit, duke sulmuar qendrën e një prej grupeve të armatosura më aktive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që nga paraditja e deri në mbrëmje, ata u përballën me një rezistencë të armatosur të qendërzuar rreth familjes së Hilmi Haradinajt dhe bijve të tij”, ka shkruar Kurti.