Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > OVL-UÇK: Në Gllogjan për të nderuar dhe kujtuar sakrificen e burrave që dhanë jetën e tyre për Kosovë

OVL-UÇK: Në Gllogjan për të nderuar dhe kujtuar sakrificen e burrave që dhanë jetën e tyre për Kosovë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë vizituar sot Gllogjanin në ndër të Epopesë së Dukagjinit.

Nga OVL-UÇK thuhet “në Gllogjan për të nderuar dhe kujtuar sakrificen e burrave që dhanë jetën e tyre për Kosovë”.

“Me 24 mars 1998 forcat serbe sulmuan fshatin Gllogjan, synim kishin familjen Haradinaj, si pasojë e luftimeve ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetaj, në këtë betejë forcat serbe pësuan humbje dhe dëme të mëdha. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, thuhet tutje.