Një grua është gjetur pa shenja jete të dielën në Leposaviq.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, derisa thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“ Është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion’, thuhet tutje.