Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Njohësi i sigurisë: FSK-ja ka avancuar, siguria në Kosovë është garantuar nga NATO

Njohësi i sigurisë: FSK-ja ka avancuar, siguria në Kosovë është garantuar nga NATO

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka vlerësuar progresin e Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke theksuar rëndësinë e FSK-së si një instrument të rëndësishëm politik dhe ushtarak.

Shala ka deklaruar se intervenimi i NATO-s në Kosovë ka qenë një pikë kyçe e suksesit të aleancës dhe ka garantuar siguri dhe paqe në rajon.

“Progresi i treguar gjatë këtyre viteve, avancimet në kontekstet ushtarak strategjik, FSK një instrument i rëndësishëm politik dhe ushtarak ka avancuar me planin e saj gjithëpërfshirës suksesi i NATO-s gjatë ekzistencës së saj është pikërisht intervenimi në Kosovë që ka garantuar dhe garanton siguri në paqe në kuadër të mekanizmat ndërkombëtarë ky është tregues i qartë që jemi në rrugëtimin e drejtë dhe të duhur”, shprehet Shala për “Front Online” .