Një person dyshohet se është vrarë në qytetin e Vushtrrisë, derisa Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar vendin.
Sinjali merr vesh se viktima është Ardit Zymeri, rreth 19-vjeçar.
Për momentin, nuk ka të dhëna për të dyshuarin, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje.