Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ambasada Amerikane e kujton Albright në tre vjetorin e vdekjes

Ambasada Amerikane e kujton Albright në tre vjetorin e vdekjes

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka përkujtuar ish-sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright në trevjetorin e vdekjes.

Ambasada Amerikane në postimin e saj në “X”, përmendi lidershipin e saj të guximshëm në lidhje me Ballkanin, dhe specifikisht Kosovën.

“Jeta e Madeleine Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane dhe lidershipi i saj i guximshëm në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta. Progresi i Kosovës është një homazh i vazhdueshëm ndaj trashëgimisë së saj”, thuhet tutje.