Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Deputeti i LVV-së: Qeveria ‘Kurti 3’ do bëhet!

Deputeti i LVV-së: Qeveria ‘Kurti 3’ do bëhet!

Megjithëse ka kaluar më shumë se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit ende nuk ka lëvizje konkrete në drejtim të formimit të institucioneve.

Nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) kanë deklaruar se presin vendimin e institucioneve përkatëse në lidhje me ankesat e subjekteve politike që më tutje të bëjnë certifikimin e rezultatit zgjedhor.

“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare.”, tha zëdhënësi i KQZ-së.

Por një lëvizje konkrete duke se ka ndodhur nga kampi opozitar.

Krerët e këtyre partive politike kanë zhvilluar një takim ndërmjet tyre për të folur për situatën pas-zgjedhore dhe formimin e institucioneve.Lajmin e konfirmoi në Blic Interview edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Por nga partia që ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvednosje, po shprehen të bindur se Qeveria Kurti 3 do të bëhet.Kështu pohoi për “Gazeta Blic” deputeti i zgjedhur i këtij subjekti politike, Mefail Bajqinovci, por pa dhënë më shumë detaje.

Bajqinovci potencoi se pa përfundimin e ankesave dhe certifikimin e zgjedhjeve nuk mund të flasim për formim të institucioneve.

“Pa perfundimin e ankesave dhe certifikimin e zgjedhjeve nuk mund të flasim për formim të institucioneve. Por qeveria Kurti 3 do bëhet” deklaroi Bajqinovci për “Gazeta Blic”.