Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kreu i sektorit privat: Punëtorëve me paga të ulëta po u vendoset “laku në fyt”

Kreu i sektorit privat: Punëtorëve me paga të ulëta po u vendoset “laku në fyt”

Kryetari i Sektorit privat, Jusuf Azemi,  ka deklaruar se kjo rritje e çmimit të energjisë elektrike prej 15% do të ketë pasoja të drejtpërdrejta në çmimet e produkteve, përfshirë mbi 80% të produkteve ushqimore, të cilat janë të ndikuara nga kostot e larta të energjisë.

‘’ Është shumë normal që përveç që do të bëhet shtrenjtimi i rrymës , do të shtrenjtohen edhe produktet’’, tha Azemi për FrontOnline.

Azemi tha se ‘’laku’’ në fyt e kanë punëtoret qe një kohë, pasi që të njëjtit paguhen me paga të ulëta prej 234 eurosh, dhe një shtrenjtim i çmimit të energjisë do të bëjë që këto kosto të bëhen të papërballueshme.

‘’Neve laku në fyt na ka ardhë që një kohë bukur të gjatë , sepse ka ende punëtorë që paguhen 234 euro,nëse vjen një kosto e lartë e rrymës do të jetë shumë e pa përballueshme’’, thotë kryetari i sektorit privat.

Ai  tha se ne si vend praktikisht “flemë mbi thëngjill”, dhe ky shtrenjtim është shumë i paarsyeshëm, sidomos kur pjesa më e madhe e lëndës së parë për prodhim është e disponueshme brenda vendit.

‘’Ne në një farë forme ‘’flemë’’ mbi thëngjill  dhe lënda  parë për prodhim është në Kosovë e të ndodhë ky lloj shtrenjtimi është shumë e pakuptimtë ‘’, përfundoi Azemi.