Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kosovarët edhe për vitin 2025 më të lumturit në rajon

Kosovarët edhe për vitin 2025 më të lumturit në rajon

Sipas Raportit Botëror të Lumturisë, kosovarët janë më të lumturit në rajon edhe për vitin 2025.

Sipas studimit që u realizua në 147 shtete, Kosova, njëjtë si vitin 2024, u rëndit në listën e shteteve më të lumtura në botë.

Ndërsa, nga vendet e rajonit, Serbia renditet e 31-a, Mali i Zi i 71, Kroacia e 72, Maqedonia e Veriut e 86 dhe Shqipëria e 89.

Ndërkaq, Finlandezët zënë vendin e parë në botë për herë të tetë radhazi si populli më i lumtur.