Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen vizitoi të mërkurën Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Ai tha se zbardhja e fatit të personave të zhdukur është prioritet në dialog.
“Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një domosdoshmëri humanitare. Kjo është arsyeja pse personat e zhdukur janë prioritet për mua në dialog”, shkroi Sorensen në “X”.