Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Inspektorati dhe Policia vazhdojnë aksionin ndaj taksive ilegale në Prishtinë

Inspektorati dhe Policia vazhdojnë aksionin ndaj taksive ilegale në Prishtinë

Inspektorati i Prishtinës i asistuar nga Policia e Kosovës ka kryer aksion ndaj taksive ilegale në Prishtinë.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci ka thënë se aksione të tilla janë organizuar edhe javën e kaluar, ndërsa sot janë të fokusuar në pikën e quajtur në Lakërishtë.

Ai tha se sot nuk ka ndonjë informacion se sa gjoba janë shpërndarë, ndërsa javën e kaluar 42 sosh.

“Nuk është ndonjë aksion i veçantë është një punë që inspektorati i Prishtinës e bënë në përditshmëri. .. Kemi punuar javën e kaluar dhe kemi vazhduar edhe gjatë ditëve të kësaj jave të bëjmë përndjekjen e taksive ilegale te Xhamia e Llapit. Atje kemi një frekuentim të madhe të veturave të cilat në mënyrë ilegale transportojnë qytetarë nga Podujeva. Tani e kemi fokusuar vëmendjen edhe në këtë pikë që e quajmë të Lakërishtës. Vërehet që ka lëvizje të madhe të veturave që transportojnë  qytetarë për Mitrovicë, Drenas e Obiliq. Policia është duke asistuar që këtë dukuri ta çrrënjosim… Nuk kam statistike për sot, por për javën e kaluar kemi shpërndarë 42 gjoba”, ka deklaruar ai për tëvë1.