Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes dy veturave në fshatin Leshan të Pejës.
Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.
“Në orën 09:33, Policia është njoftuar se në fshatin Leshan, Komunë e Pejës, në autostradën Prishtinë – Pejë ka ndodhur një aksident. Në aksident janë të përfshira, dy automjete. Ndërsa, tre persona janë lënduar dhe janë dërguar në emergjencë e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Hetuesit e aksidenteve janë në vendin e ngjarjes për të kuptuar për shkaqet se si ka ardhur deri te aksidenti”, tha ai.