Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se parashikimet e saj sugjerojnë se norma e përgjithshme e inflacionit pritet të jetë rreth 1.8% në vitin 2025.

“Presionet inflacioniste në çmimet e ushqimit në tregun vendor mbeten një nga faktorët kryesorë përcaktues të ecurisë së inflacionit; megjithëse, rënia e parashikuar e çmimeve të ushqimeve në tregjet ndërkombëtare mund të ushtrojë presion për rishikim të inflacionit për poshtë”, thuhet në raport.

Derisa theksohet se përkundër kësaj, ecuria e inflacionit vazhdon të minohet kryesisht nga goditjet potenciale si pasojë e tensioneve gjeopolitike, kufizimeve tregtare dhe kushteve klimatike.