Gazetari dhe analisti, Lirim Mehmetaj ka thënë se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cila udhëhiqet nga Rozeta Hajdari është gjobitur me 3 mijë euro.
Sipas tij, kjo gjobë ka ardhur pasi Ministria në fjalë nuk ka lejuar qasje në dokumente publike.
Mehmetaj ka ironizuar duke pyetur “E qysh qeveria më trasnparente e Kosovës kështu?
“D.M.TH ka pranu gjobe vec mos me leshu dokumentin e kerkuar. Njejte eshte pas gjobite edhe Ministria e Puneve te Jashtme se Donika Gervalla nuk pranojke me i be publike shpenzimet per karburante te burrit te presidentes Vjosa Osmani. Vec tinzisht ju operoni. Hajna.”, ka shkruar tutje ai.