Sot në Burojë të Skënderajt u varros, Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në ceremoninë e varrimit morrën pjesë numër i madh i personaliteteve të shquara nga jeta politike dhe jo vetëm, qytetarë të shumtë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, por jo edhe krerët e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, Albin Kurti e Glauk Konjufca.
Gjithashtu në ceremoni munguan edhe përfaqësues të familjes së Jasharajve.
Presidentja Osmani dërgoi dërgoi dikë nga stafi i saj, derisa Kurti e Konjufca dërguan vetëm letër për ngushëllime.
Në letrën e ngushëllimit për familjen Thaçi, kryeministri u shpreh se Haxhi Thaçi do të kujtohet gjithmonë për urtësinë e tij, respektin për të tjerët dhe dashurinë e madhe për vendin.
Ndryshe, Hashim Thaçi, më 13 mars, me leje të përkohshme, vizitoi të atin e sëmurë në spital. Ai ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, nën akuzën për krime lufte dhe së fundmi edhe për pengim të drejtësisë./TV ARBËRIA./