Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sokol Poga për vdekjen e Haxhi Thaçit: Haxhiu do kujtohet gjithnjë si një prind i urtë, punëtor, e me vlera patriotike

Sokol Poga për vdekjen e Haxhi Thaçit: Haxhiu do kujtohet gjithnjë si një prind i urtë, punëtor, e me vlera patriotike

Sokol Poga ngushëllon për vdekjen e babait të Hashim Thaçit:

Me hidherim të thellë mësuam pēr vdekjen e bacës Haxhi, babait të ish Presidentit Hashim Thaçi.

Haxhiu do kujtohet gjithnjë si një prind i urtë, punëtor, e me vlera patriotike e atëdhetare, sepse rriti dhe edukoi njē djalē, i cili për ne si veteranë nga Shqipēria që kishim fatin tē bashkëpunojmë me Thaçin, mbetet përjetēsisht simbol i artē i Luftēs së UÇK-së pēr Liri.

Ndjehemi të indinjuar e të fyer me vëndimin poshtrues të Gjykatës sē Hagēs për të mos e lejuar Atë në lamtumirën e fundit tē babit tij të ndjerë.

Ka ardhur koha që shteti Kosovēs të zgjohet e të mos pranojë tē shkelet kaq brutalisht nga ajo gjykatē politike dhe e pa pērgjegjëshme e cila edhe në këtē rast paragjykon -se nuk ka siguri nē Kosovë pēr lejimin e tij-! kur dihet botërisht se ata burra u paraqitën vullnetarisht për t’u përballur atje.

Më e pakta qē mund të bēhet tani, ēshtë që instuticionet e Kosovës të reagojnē ndaj këtyre shkeljeve flagrante humanitare e njerzore qē krijojnē si pa të keq dhimbje tē dyfishtë nē kēto raste, sepse ajo Gjykatë edhe herē tjera ka marrë vēndime të tilla analoge ndaj shokëve te cilēt në përfundim u kthyen tē pa fajshēm.

Krenaria dhe dinjiteti kombëtar na lartēsojnē më shumë se një grusht me vota. Ajo Gjykatē është produkt i shtetit të Kosovës. Deri kur do vazhdojē tē sillet si Zot, të shkelë mbi ligje e vlera humane e të i mos japē llogari askujt ?
Mjaft është mjaft!

Sot jemi me mëndje e zemër në lehtësimin e dhimbjes sē familjes, dhe te të gjithë shokēve, miqēve e bashkëluftetarēve të Thaçit.
Ngushllimet mē të sinqerta !

U prehtë në paqe baca Haxhi.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

Organizata OVL-UÇK
-Dega Tiranë
Kryetari Sokol Poga

Tiranë, me 18.03.2025