Sot, me fillim nga ora 9:00, kanë filluar homazhet me rastin e vdekjes së babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi.
Ceremonia e homazheve është duke vazhduar edhe gjatë ditës, ku janë duke marrë pjesë figura publike dhe personalitete politike, si ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, Fatmir Limaj, djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli, dhe shumë personalitete të tjera.
Varrimi i të ndjerit do të mbahet në ora 15:00. /TV Arbëria