Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet një person lidhur me grabitjen e armatosur në Veternik

Arrestohet një person lidhur me grabitjen e armatosur në Veternik

Përmes një komunikate, Prokuroria ka njoftuar se në bashkëpunim me hetuesit policor kanë ndalur një person, ndërsa po vazhdon ndjekjen e personave të cilët ndodhen në arrati.

“Prokurori kujdestar është informuar nga Njësiti Policor se në lagjen Veternik të Prishtinës ka ndodhur rasti i ‘’Grabitjes’’ në oborrin e një qendre tregtare Albi Mall. Ndërkohë hetuesit policor në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit kanë ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Grabitja’’ nga neni 317 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Prokuroria Themelore vazhdon ndjekjen e personave të cilët ndodhen në arrati”, thuhet tutje.