Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Serbia anulon vendimin për subvencionimin e fermerëve të Luginës së Preshevës nga Qeveria e Kosovës

Serbia anulon vendimin për subvencionimin e fermerëve të Luginës së Preshevës nga Qeveria e Kosovës

Serbia ka anuluar vendimin për shpërndarjen e mjeteve për fermerët e Luginës së Preshëves nga fondet e Qeverisë së Kosovës.

Vendimi është marrë nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Dialog.

Këtë vendim e ka quajtur diskriminues ndaj shqiptarëve, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

Ajo ka thënë se mbështetja për fermerët është e domosdoshme.
“Vendimi për bllokimin e këtyre fondeve nuk është thjesht një pengesë administrative, por një përpjekje e hapur për të dëmtuar mirëqenien e qytetarëve tanë dhe për të dekurajuar çdo përpjekje për përmirësimin e jetës së tyre. Ky diskriminim nuk do të kalojë pa përgjigje! Do ta ngrisim këtë çështje në instanca më të larta, si tek partnerët tanë ndërkombëtarë, ashtu edhe në institucionet e Republikës së Serbisë, duke kërkuar drejtësi dhe të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e Luginës. Nuk do të ndalemi deri në realizimin e kësaj të drejte elementare!”, ka shkruar ajo në Facebook.