Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rama kërkon prej transportuesve nga Podujeva të respektojnë vendimin e komunës

Rama kërkon prej transportuesve nga Podujeva të respektojnë vendimin e komunës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas protestës së shoferëve të autobusëve nga Podujeva, të cilët kundërshtojnë vendimin për linjat ndërurbane.

Rama ka theksuar se ky vendim është zbatuar nga të gjitha qytetet e tjera të Kosovës dhe se ka për qëllim përmirësimin e trafikut në kryeqytet.

“Kemi pritur disa herë përfaqësuesit e linjave nga Podujeva dhe jemi dakorduar që autobusat e tyre të ndalojnë te Stacioni i autobusëve. Po ashtu jemi dakorduar që Inspektorati i Prishtinës do të kujdeset për largimin e taksive ilegale në rrugën ‘Ilir Konushevci’, që po dëmtojnë operatorët e Podujevës”, ka shkruar Rama.