Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar drejtorin e Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës, Hysen Hundozi, me të cilin ka diskutuar për qasjen në objektin e RTK-së pas fillimit te punimeve për sheshin “Xhorxh Bush”.
Rama në Facebook tha se ka siguruar drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së se në sheshin “Xhorxh Bush” është paraparë qasje për veturat emergjente dhe gjithashtu do të ketë parkingje të rezervuara në parkingun 038, duke garantuar funksionalitetin e nevojshëm për transmetuesin publik.
Derisa bëri të ditur se projekti po ecën përpara me planifikim të kujdesshëm për të balancuar hapësirat publike me nevojat e institucioneve.
“Sot u takova me Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, dhe Zyrtaren Ligjore të RTK-së, Zana Spahiu, për të diskutuar shqetësimet e tyre mbi qasjen në objektin e RTK-së pas fillimit te punimeve për sheshin “Xhorxh Bush”. I sigurova se aty është e paraparë qasje për veturat emergjente dhe gjithashtu do të ketë parkingje të rezervuara në parkingun 038, duke garantuar funksionalitetin e nevojshëm për transmetuesin publik. Projekti po ecën përpara me planifikim të kujdesshëm për të balancuar hapësirat publike me nevojat e institucioneve”, tha tutje ai.