Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bislimi takon ambasadorin austriak, flasin edhe për krijimin e qeverisë së re

Bislimi takon ambasadorin austriak, flasin edhe për krijimin e qeverisë së re

 Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në Qeveri, ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer.

Sipas njoftimit, përgjatë takimit u diskutua për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Austrisë e fuqizimin e bashkëpunimit të dyanshëm.

Derisa thuhet se mes temave të diskutuara ishte dhe konstituimi i qeverisë pas zgjedhjeve dhe hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të.