Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qeveria miraton udhëzimin për regjistrimin e pronës në emër të dy bashkëshortëve

Qeveria miraton udhëzimin për regjistrimin e pronës në emër të dy bashkëshortëve

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka aprovuar Udhëzimin Administrativ për Masat e Veçanta për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, po ashtu në këtë mbledhje ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 03/251 të datës 12 mars, me të cilin ka emëruar Komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: “Kryeinspektor Shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor”. Sipas këtij ndryshimplotësimi, anëtari Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i ASK-së, zëvendësohet me Anita Kalanderin, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë.

Në këtë mbledhje po ashtu është ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.05/251 të datës 12 mars 2025, me të cilin është emëruar Komisioni Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: “Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”. Sipas këtij ndryshimplotësimi, anëtari Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i ASK-së, zëvendësohet me Anita Kalanderin, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë.