Pronari i Rrjetit Kabllorë ISP- BROADCAST, Qëndrim Kryeziu ka reagur në lidhje me disa shkëputje që janë bërë në rajonin e Klinës, Burimit, disa fshatra të Drenasit e dhjetëra të Malishevës.
Kryeziu në reagimin e tij, ka thënë se me këto shkëputje të cilat sipas tij, po ndodhin nga konkurrentët në treg, të ISP-BROADCAST’it vetëm po rritet etja për punë dhe zgjerime të reja.
Derisa ka falënderuar gjithë ekipin e kompanisë në terren të cilët kanë arritur që në kohë rekord ti evitojnë këputjet.
“Falemnderit për këto kputje që po na i bëni, moralin për punë nuk na rrëzoni por vetëm na rritni etjen për punë dhe zgjërime të reja! Një nga kputjet më spektakolare, 1 orë para Iftarit 3 kputje të kabllit nërë tokë në vende të ndryshme për të lënë përsëri rajonin e Klinës, Burimit dhe disa fshatra të Drenasit e dhjetra të Malishevës pa rrjet! Këto këputje na vinë direkt nga konkurentat tanë, por se cili mbetet të shihet, e ZOTI ditë si tja kthej! Falemnderit Luanëve të kompanis sonë që në kohë rekorde arritën ti evitojn 3 kputjet”, tha ai.
“Kërkojm falje klientëve tanë dhe mirëkuputim, se këto këputje vijnë për shkak se ne kemi lansuar sistemin e internetit më të ri në rajon me Wifi 6G!”, tha më tej ai./TVARBËRIA./