Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për nder të muajit të Ramazanit ka shtruar sot iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Sipas njoftimit, Kurti ka qenë i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja e tretë, Emilija Rexhepi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe pjesëtarë tjerë të kabinetit të tij.

Teksa Kurti u uroi të gjithë besimtarëve myslimane agjërim të lehtë dhe të pranueshëm, ai falënderoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për rolin dhe kontributin e tyre të rëndësishëm dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.