U paraqit krejt ndryshe: Ish-presidentja e parë grua në rajon, Atifete Jahjaga, tregon sfidat dhe bullizmin me të cilat është ballafaquar që nga momenti kur u zgjodh pjesëtare e policisë dhe presidente e Kosovës.
Atifete Jahjaga, ish-presidente e Kosovës, sot mori pjesë në një diskutim publik, ku foli për sfidat dhe bullizmin me të cilat është përballur si pjesëtare e policisë së Kosovës dhe si presidente.
Jahjaga ka treguar se është përballur me vështirësi dhe cilësime të ndryshme gjatë kohës kur ka qenë pjesëtare e policisë së Kosovës, si femra e parë në këtë rol. /TV Arbëria