Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një intervistën për Rubikon, ka deklaruar se është i zhgënjyer totalisht me rezultatin që ka arritur partia e tij.
Madje Haradinaj thotë se e ka përjetuar rëndë krejt këtë proces.
“Nuk është rezultati i pritur, ka qenë rezultat zhgënjyes ka qenë edhe për mua personalisht. E kemi përjetuar shumë rënd një rezultat të tillë e them me bindje. E kemi ditë se e kemi marrë një mision jo të lehtë në këtë proces zgjedhor, me thanë të vërtetën, një e vërtet që ka qenë e parakohshme me thënë aq pastër aq drejtpërdrejtë, ndoshta edhe qytetarët nuk kanë qenë të përgatitur me absorbu një të vërtetë të këtillë jo të këndshme”, deklaroi Haradinaj.
Ai beson se këtë rezultat e kanë marrë pas akuzave se kryeministri Albin Kurtin punon me agjendë ruse-serbe.
Ai beson se këtë rezultat e kanë marrë pas akuzave se kryeministri Albin Kurtin punon me agjendë ruse-serbe.