Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kabashi: Gjuha e Sami Kurteshit ndaj mediave është normalizuar nga Vetëvendosja

Kabashi: Gjuha e Sami Kurteshit ndaj mediave është normalizuar nga Vetëvendosja

Analisti politik, Bekim Kabashi, ka kritikuar ashpër gjuhën e përdorur nga anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ndaj mediave, duke thënë se kjo nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një deklarimi që është normalizuar nga kjo parti që nga ardhja në pushtet.

“Nuk është hera e parë që Kurteshi sillet kështu ndaj mediave. Ai ka një problem me vetveten dhe tash mundohet ta gjejë fajin te mediat, sikur ato e nxisin. Problemi është se tashmë është normalizuar një sjellje e tillë, ku ai fyen dhe kërcënon mediat dhe kjo duket diçka normale për të”, ka deklaruar Kabashi në Debat Plus.

Sipas tij, duke pasur parasysh të kaluarën e Kurteshit si ish-avokat i popullit, ai duhet të ishte më i kujdesshëm sesa politikanët e tjerë.

Kabashi gjithashtu kritikoi Vetëvendosjen, duke thënë se distancimi nga deklaratat e tij nuk mjafton dhe se partia duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të trajtuar këtë sjellje.

“Nuk e di çka mund të presim nesër, ai mund të kalojë edhe në sulm fizik ndaj mediave”, paralajmëroi Kabashi.