Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Përfundon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

​Përfundon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur rinumërimi i 1 mijë e 361 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë që ishin vendosur në 177 kuti të votimit.

KQZ-ja bën të ditur se ka ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit duke prezantuar në ekrane punën e çdo ekipi të numërimit, përfshirë pamjen e fletëvotimeve dhe krijimin e formularëve digjitalë.

Sipas KQZ-së, numërimi është zhvilluar në prezencë të vëzhguesve të akredituar por edhe të mediave.

Procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë ka filluar sot në mesditë.

Ndërkaq, të martën në mesnatë ka përfunduar rinumërimi i fletëvotimeve nga 50 vendvotime te rregullta, sipas vendimit të KQZ-së.