Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës Blerta Deliu ka reaguar pas gjuhës linçuese e akuzave të Sami Kurteshtit nga Vetëvendosje.
Deliu në reagimin e saj tha se Lëvizja Vetëvendosje problemin e ka me demokracinë, për këtë edhe sulmon mediat.
Madje sipas saj, se pushteti vetëm sa po i thellon sulmit.
“Vazhdimisht sulmonin mediat – iu referoheshin si “të shitura”, sulmet veç po i thellojnë. Sami Kurteshi po i thotë mediumit Nacionale si “media vrasëse me pagesë”, një akuzë brutale që rrezikon jetën e gazetarëve. Problemin e kanë me demokracinë, duan ta sulmojnë mburojën e demokracisë që janë mediat, për ta zhvlerësuar këtë rend. Kjo gjuhë linçuese duhet të ndalet”, tha ajo në Facebook.