Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > AGK dënon gjuhën skandaloze të Kurteshit të VV’së: Rrezikon gazetarët, cenon lirinë e medias

AGK dënon gjuhën skandaloze të Kurteshit të VV’së: Rrezikon gazetarët, cenon lirinë e medias

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka dënuar fuqishëm fyerjet dhe kërcënimet e përsëritura të Sami Kurteshi nga LVV, ndaj mediave dhe gazetarëve, shkruan Gazeta Express.

Deklaratën e Kurteshit, AGK e ka cilësuar si të papranueshme dhe të rrezikshme.

‘‘Akuza e tillë, e paprecedent ndaj një medie, nga një zyrtar i lartë i partisë në pushtet, jo vetëm që cenon lirinë e shtypit, por rrezikon edhe sigurinë e gazetarëve’’, thuhet ndër tjerash në reagim.

AGK po ashtu i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që urgjentisht të sigurojë që Kurteshi të mos pengojë punën e gazetarëve dhe të përmbahet nga gjuha fyese dhe kërcënuese ndaj mediave.

Reagimi: