Analisti Afrim Kasolli ka folur për skenarët e mundshëm të formimit të qeverisë së re në Kosovë.
Ai, në “ARB Debat” me Rid Berishën, ka thënë se Lista Serbe është përjashtuar nga kalkulimet politike për formimin e qeverisë.
Ai ka përmendur kandidatin për kryeministër nga PDK-ja në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamzën, i cili në deklaratat e tij të fundit përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Listën Serbe.
“Sa u përket përfaqësuesve të opozitës, edhe dje u deklaruan të dy përfaqësuesit e opozitës mbi skenarët që i shohin për formimin e qeverisë së mundshme. Asnjëri prej tyre nuk e përmendi bashkëqeverisjen me Listën Serbe. Kalkulimin që e bëri zoti Hamza, e bëri me tri partitë opozitare dhe minoritetin joserb. Edhe ai e përjashtoi nga kalkulimet politike,” ka thënë Kasolli.