Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rutte: NATO është gati për t’iu përgjigjur çfarëdo zhvillimi të sigurisë

Rutte: NATO është gati për t’iu përgjigjur çfarëdo zhvillimi të sigurisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar për media.

Rutte ka deklaruar zotim nga NATO-ja që është e përkushtuar për stabilitet e paqe në Kosovë, si dhe për një rajon të qëndrueshëm.

Ai tha se NATO-ja është gati për t’iu përgjigjur çfarëdo zhvillimi të sigurisë. Ndërkohë, shpreson që bashkëpunimi mes institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it të jetë edhe më i thellë.

“Prania këtu sot është një demonstrim krejt i qartë i përkushtimit të palëkundur të NATO-s për siguri afatgjate në Kosovë dhe pastaj për stabilitetin e rajonit. Sapo patëm një diskutim të frytshëm sa i përket gjendjes së sigurisë këtu në Kosovë si dhe në rajon. NATO-ja ka mbështetur paqen e stabilitetin në Ballkanin Perendëimor, por tashmë e 30 vjet më radhë. Përkushtimi i NATO-s mbetet i qëndrueshëm edhe sot i udhëhequr nga KFOR-i, që është misioni më afatgjatë dhe më i madh në lidershqip e shkëlqyeshëm nga gjenerali Enrico Borduani. Trupat tanë të KFOR-it punojnë pa pushim për të siguruar një ambient me rend e siguri për të gjithë popullin e pakicat që jetojnë në Kosovë me përputhje me mandatin e OKB-së për KFOR-it. Jemi gati për t’iu përgjigjur çfarëdo zhvillimi të sigurisë, dhe në këtë kuptim shpresojmë të shohim një bashkëpunim edhe më të thellë midis institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it në këtë drejtim. NATO-ja do të vazhdojë të luajë rolin e vetë, në mandatin e vetë”, tha tutje ai.