Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Deçan.
Ata dyshohet se janë përfshirë se kanë kryer grabitje të martën pas mesnatës në rrugën “Elez Geci&Maxhun Berisha”.
“Policia e Kosovës menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje kanё takuar tre (3) persona tё cilёt kanë informuar se viktima e rastit ishte ndaluar nga dy persona me veturё me targa vendore dhe sipas deklarimit tё viktimës tё dyshuarit ia kanё grabitur një mijë e gjashtëqind (1600) euro dhe njё telefon mobil tё cilët janё larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se pas një pune intensive të hetuesve, tё dyshuarit janё identifikuar dhe tё njëjtit janё arrestuar. Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit tё dyshuarit janё ndaluar për 48 orë.