Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj kujton demonstratat studentore: Rinia heroike tregoi se shqiptarët nuk i nënshtrohen regjimit

Haradinaj kujton demonstratat studentore: Rinia heroike tregoi se shqiptarët nuk i nënshtrohen regjimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar demostratat studentore të 11 marsit.

Haradinaj tha se me 11 mars 1981 mijëra studentë, me guximin dhe vizionin e tyre dhanë mesazhin e qartë se shqiptarët nuk i nënshtrohen regjimit dhe se liria është e panegociueshme.

“Demonstrata e 11 marsit 1981 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës. Mijëra studentë, me guximin dhe vizionin e tyre dhanë mesazhin e qartë se shqiptarët nuk i nënshtrohen regjimit dhe se liria është e panegociueshme. Rinia heroike shqiptare, e frymëzuar nga guximi dhe vendosmëria e protestuesve të vitit 1981, vazhdoi rrugën e qëndresës deri në betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.