Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ishte i ftuar në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria, me moderatorin Resim Morina.
Bugaqku ka theksuar problemet që shfaqen tek administrata publike. Ai ka thënë se kemi një administratë të ngarkuar publike, duke iu referuar vonesave dhe procedurave të gjata në këtë drejtim.
Hulumtuesi nga KDI shton se “Dinamika e institucioneve kohëve të fundit ka pasur një rënie sa i përket realizimit të drejtave të qytetarëve.”
“Qalojmë sepse kemi një administratë të ngarkuar publike, kemi shumë procedura burokratike. Dinamika e institucioneve kohëve të fundit ka pasur një rënie sa i përket realizimit të drejtave të qytetarëve, sepse kjo është manifestuar me numrin e kërkesave për qasje që qytetarët kanë parashtruar në institucionet dhe vonesat në vendimmarrje që kanë pësuar pastaj nga ana e institucioneve.”
Bugaqku ka ritheksuar se ky sistem vuan nga defekti i mungesës së vendimeve të qarta.
“Vërehet qartë se sistemi vuan nga një defekt i mungesës së vendimeve të qarta dhe të arsyeshme,” tha ai në TV Arbëria.