Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bugaqku nga KDI: Së fundmi, krejt kapacitetet tona si organizatë i kemi të fokusuara në çështjen e administrimit të procesit zgjedhor

Bugaqku nga KDI: Së fundmi, krejt kapacitetet tona si organizatë i kemi të fokusuara në çështjen e administrimit të procesit zgjedhor

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria, me moderatorin Resim Morina.

Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në KDI, ka thënë se kjo organizatë ka fokusuar gjithë kapacitetet e saj në monitorimin e procesit të numërimit të votave.

Bugaqku ka theksuar se KDI në vazhdimësi bën përcjelljen e zhvillimeve ditore në Kosovë.

“Kryesisht jemi duke i monitoruar proceset e zgjedhjeve të numërimit të votave, si dhe si organizatë jemi në vazhdimësi në përcjellje dhe mbikëqyrje të zhvillimeve ditore që kemi në Kosovë”, ka thënë ai.

Së fundmi, krejt kapacitetet tona si organizatë i kemi të fokusuara në çështjen e administrimit të procesit zgjedhor, si po zhvillohet procesi i numërimit të votave në KQZ, ka thënë ai në “N’PULT”.