I ftuar nga deputeti Dave Epp dhe Partia Konservatore e Kanadasë, kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare të Kanadasë, Naser Berisha u takua me Pierre Poilievre, liderin e opozitës dhe kandidatin për Kryeministër të Kanadasë.
“Gjatë një diskutimi pesë-minutësh, ne adresuam shqetësimet dhe pritshmëritë e bizneseve të vogla. Ai paraqiti vizionin e tij për mbështetjen e bizneseve gjatë qeverisjes së tij të mundshme, duke u fokusuar në uljen e taksave, rritjen ekonomike dhe thjeshtimin e burokracisë për të krijuar një mjedis më të fortë për bizneset”- shkruan Berisha.
Sipas tij, Pierre Poilievre, lideri i Partisë Konservatore të Kanadasë, ka paraqitur disa politika për të mbështetur bizneset e vogla dhe për të nxitur rritjen ekonomike.