Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Zogjani: Kam lidhje emocionale me Drenicën, kur më thojnë drenicak kogja më bojnë nderë

Zogjani: Kam lidhje emocionale me Drenicën, kur më thojnë drenicak kogja më bojnë nderë

Aktori Jeton Zogjani ka rrëfyer se ka një lidhje shumë sentimentale me Drenicën, shkruan TV Arbëria.

I ftuar në emisionin “PA TITULL”, Zogjani madje tha se kur të tjerët e thërrasin si drenicas, ai tha se atij i bëjnë nderë.

“E kam një lidhje shumë sentimentale me Drenicën. Unë e ndërtojë në qat mënyrë nga vuajtja e tyre, nga e kalumja, nga patriotizmi. Nga ajo që gjithmonë u knoë si sinonim i këtij vendi, i rezistencës. Edhe kur më thojnë, kogja më bojnë nderë, po kogja më bojnë nderë. Edhe na kemi shku kogja te dajtë e babës në Drenicë edhe në njëfarë mënyre atje kam mësu çysh duhet vërteë vendi edhe edhe çysh duhet me dashtë edhe me sakrifiku për vendin, po flas para luftës jo pas luftës”, tha Zogjani tutje.