Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dalipaj: Në këtë shekull të paraqesësh një teori, të arrestojnë ose përjashtojnë nga universiteti

Dalipaj: Në këtë shekull të paraqesësh një teori, të arrestojnë ose përjashtojnë nga universiteti

Etimologu Agron Dalipaj ka deklaruar se në shoqërinë shqiptare ai dhe shumë të tjerë janë përballur me ngjarje siç tha ai të quditshme dhe të paparashikueshme.

I ftuar në emisionin “Përtej Tregimi”, Dalipaj tha se në shoqërinë tonë të arresojnë dhe të dërgojnë në gjyqe për shkak se ti, paraqet një teori të re.

“Në një  shoqëri si kjo e jona, unë dhe të tjerët janë përballur me ngjarje të quditshme, të paparashikuara. Në këtë shekull të paraqesësh një teori dhe të arrestojnë ose të të përjashtojnë nga universiteti, ose të çojnë nëpër gjyqe për të dënuar. Asnjëherë nuk e kisha menduar, por ja këto më ndodhën”, tha më tej Dalipaj.