Unë nuk iu futa shkencës për të bërë luftë, unë e gjeta luftën të gatshme në kuptimin që sapo unë dola me idetë e mija pati një reagim, një reakcion joshkencor. Kështu deklaroi etimologu nga Pogradeci, Agron Dalipaj në TV Arbëria, duke iu referuar kundërshtimeve të shtumta që pati për sa i përket sjellejs së ideve dhe mendimeve të reja.
Sipas tij, ai u sulmua pikërisht pse solli ide të reja në shkencë.
“Unë nuk iu futa shkencës për të bërë luftë, unë e gjeta luftën të gatshme në kuptimin që sapo unë dola me idetë e mija pati një reagim, një reakcion joshkencor. Sepse në shkencë dallojmë gjërat. Shkenca e vërtetë është ajo që merr në konsideratë idetë e reja e edhe i vë ato në provë. Ndërsa dogma është ajo që nuk e pranon të renë dhe dogma në fakt nuk sulmon idetë shkencore sulmon personin që sjellë ide të reja në shkencë. Dhe kjo më ka nodhur edhe mua”, tha Dalipi në emisionin “Përtej Tregimit”.