Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > 8 Marsi, Osmani: “Për të gjitha gratë dhe vajzat” nuk është thjesht një slogan, por një zotim për veprim (VIDEO)

8 Marsi, Osmani: “Për të gjitha gratë dhe vajzat” nuk është thjesht një slogan, por një zotim për veprim (VIDEO)

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka ndarë një mesazh të rëndësishëm.

Osmani përmes një videoje ka thënë se  “Për të gjitha gratë dhe vajzat” nuk është thjesht një slogan, por një zotim për veprim.

“Secila prej nesh e dimë se pavarësisht se rruga drejt pozicionit që kemi sot nuk ka qenë e lehtë. Kudo që arrijmë e shohim që sfidat nuk përfundojnë, por kur jemi pranë njëra-tjetrës, kur ia ofrojmë dorën e përkrahjes njëra-tjetrës, gjithçka tejkalohet më lehtë”, tha Osmani.